Zbulon CIA: Rusia kërkonte krijimin e një shteti shqiptaro-maqedonas në Ballkan

Mediet ndërkombëtare kanë bërë me dije se CIA ka publikuar mijëra dokumente sekrete, përfshirë këtu edhe planet e ish-Jugosllavisë për të depërtuar në Ballkan, dhe planet e Rusisë për krijimin e një shteti shqiptaro-maqedonas, për ta shpëtur nga Jugosllavia e atëhershme.

Në vitin 1949″>1949, Rusia e sotme (Bashkimi Sovjetik i atëhershëm) kishte në plan të krijonte një shtet që do të kapte kufijtë deri në Prizren, Prishtinë, Vranje dhe në pjesën veriore të Nishit të sotëm. Ky kufi duhej të shkonte deri në Radomir dhe Pirin.

Selaniku gjithashtu ishte brenda këtyre kufinjëve të menduara nga Rusia.

Në vitin 1949″>1949 Rusia kishte filluar përgatitjet për këtë projekt, duke dërguar 15 njësi të tankeve në Bullgari, madje duke kërkuar edhe ndihmën e shteteve fqinje si Bullgaria.

Në atë periudhë, Rusia e ka vlerësuar se Josip Broz Tito, do të ishte i pa fuqishëm për të mbrojtur këto kufinj, të menduara mirë nga Bashkimi Sovjetik me këtë plan, shkruan “TG Maqedoni”.

Ky shtet i krijuar nga Rusia do bashkohej me Shqipërinë e atëhershme, ndërsa si dhuratë për ndihmën e Bullgarisë në realizimin e këtij projekti, Kavalla do të ishte shteti bullgar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu