Ҫfarë po ndodh në “Big Brother”? Meritoni tradhton Ilnisën

Meritoni dhe Rikja, dy banorët e “Big Brother VIP”, të cilët kanë deklaruar që njihen që nga jashtë dhe se janë miq kanë pësuar krisje brenda shtëpisë.

Teksa qëndronin në ambientin e pishinës, Meritoni i ka shprehur Rikes se është në mbështetje të saj.

Meritoni: “Si janë muhabetet me ata (banorët)”?

Rikja: “Lëmsh mo”.

Meritoni: “Mbaj qëndrimin, secili do me e pa veten më lart se ty. Këtë mos e harro asnjëherë”.

Rikja: “Çdo njeri shikon prapanicën e vet”.

Meritoni: “Mua më ke afër, e thash edhe atje, sa të jem në këtë shtëpi Rikes do i qëndroj afër në çdo situatë do e mbështes dhe unë këtu jam”.

Rikja: “Pas tre muajsh u kujtua Meritoni..”.

Në një bisedë me Gracianon, Meritoni i thotë atij se Rikja është vajzë e drejtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu