​Turqia dhe përkrahja shqiptare 

Shkruan: Eduard Thartori

U perfol shume, nga njerez te semure, se ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane nuk mori pjese Politika Shqiptare, as Media dhe as Elita Intelektuale.. 

Madje u ironizua nje sukses i nje populli duke permendur si perkrahes, Nonat me shami te bardha, Jetimet dhe njerez te rendomte. Te cilet sipas tyre, jane ata qe e perkrahin Erdoganin ne Shqiperi. 

Mirpo le ti trajtojme me kujdes keto pretendime. 

Pa dashur te merrem me individet, natyrshem me shkon mendja se njerezit qe i shkruajne ato rreshta kane ardhur nga nje bote deshtimesh te njepasnjeshme ne Politike, ne Media por edhe ne jete.. 

Mirpo na duhet ti pranojme se disa pretendime i kane te verteta. 

Eshte i vertete Pretendimi se ne Pallatin e Kongreseve nuk pati Politikane. E ne peshoren e ketyre nese nuk jane politikanet atehere nuk mund te jete e drejte Kauza. 

Por, kur Politikanet Shqiptare kane perkrahur nje kauze te drejte? Le te mos dalim jashte Shqiperise, por mjafton ta kuptojme nga sjelljet e tyre keto 27 vjet Tranzicion. 

Kur kane mbeshtetur ata ndonjehere Kauza te drejta? 

A nuk jane ata qe qajne sepse populli u shet votat sikur te ishin Domate dhe Patllixhane? 

Pse ndodh kjo? 

Sepse Populli i sheh ata si Domate dhe Patllixhane madje me keq se kaq. Sepse populli i urren ata. Ata nuk frymezojne me askend. Madje nuk frymezojne as femijet dhe grate e veta. 

Keta njerez mungonin ne Pallatin e Kongreseve per ti shprehur perkrahjen Kombetare Popullit dhe Qeverise Turke. 

Nga ana tjeter pati nje mungese te theksuar edhe te Medias. Edhe kjo eshte e vertete. Sic eshte e vertete se Media ne 15 Korrik 2016 u tregua e papermbajtur dhe jashte Objektivitetit ne mbulimin e ngjarjeve te Pucit Ushtarak. U dallua qarte qe ata mezi po prisnin qe Pucistet te arrinin sukses. 

Po keshtu edhe ne lajmet pas nje viti. Asgje nuk u fol per mesazhin e Erdogan per sakrificat e Popullit turk, as sesi i levdoi ai deshmoret dhe sesa u krenua me kombin turk. 

Krejt lajmet ishin terma te mllefosur te mediave tona me prerje kokash ndaj pucisteve, dhe nxirjen e realitetit turk.

Mirpo kur ka qene ndonjehere Media shqiptare burimi i se vertetes? 

Kur ka ndodhur qe Media Shqiptare te jete realiste dhe objektive ne mbulimin e ngjarjeve? 

Sot Televizionet, Gazetat, Radiot, madje edhe Portalet, jane shitur ne tregun e me te fortit. Sot ata nuk jane gazetare te pavarur, por jane thjesht Klarineta qe kendojne muziken e padroneve te tyre ne Politike. 

Po keshtu Edhe profesoret e Universiteteve dhe ndonje intelektual tjeter. Ata nuk moren pjese ne kete ceremoni, sepse jane me pushime. Ata ne fakt pushojne me parate e fituara nga shitja e notave ne Provime. Nga Parate e kredise qe pacienti ose familja e tij i ka dhene per ti shpetuar jeten.

Normalisht qe nuk mund te jene asnje nga keta. Sepse atyre u eshte mbushur fyti me interesa. Nga ana e tyre Gulenistet nuk kane mbetur duarkryq ne kete rryshfet te madh qe eshte shpenzuar. 

Por kush e perkrahu Erdoganin? 

Ne fakt pjesmarrja ne Pallatin e Kongreseve per te kujtuar pervjetorin e nje ngjarjeje te dhimbshme ne Turqi, nuk ishte perkrahje por shprehje individuale e anes se ciles i perket. 

Ne fakt Erdogani dhe qeveria e tij nuk ka nevoje per perkrahje te tilla. Sepse fillimisht ate e perkrahu Zoti ne ate grushtshtet i cili synonte deri ne eleminimin fizik te tij. 

Por pas kesaj, perkrahja e Erdoganit erdhi nga vete populli turk. 

Ne fakt grushtetin e deshtoi vete populli turk dhe kjo fitore i atribuohet atij, pas Zotit te madheruar. Andaj edhe perkrahesit jane njerezit e thjeshte. Ata qe nuk jane kapur akoma nga Elitat dhe korporatat.. 

Ndersa per ato nona me shami qe vinin baste qe nuk e dinin si eshte puna e grushtshtetit, ato baste i kane te humbura. Sepse ato nona qanin dhe lutnin Zotin qe ta ruante Erdoganin nga pucistet. Dhe kemi shembuj konkrete per kete.

Aty ishin edhe shume studente qe ndryshe nga Pedagoget e tyre, jane akoma te paster dhe te painfektuar nga rryshfeti dhe materializmi. Edhe ata e simpatizonin Turqine dhe qendresen e popullit Turk. 

ERDOGANIN E DUAN JETIMET DHE TE NGRATET, E DUAN REFUGJATET DHE FISNIKET. 

E DON PALESTINA DHE SIRIA

E DON EGJIPTI DHE KREJT BOTA MUSLIMANE 

E URREJNE ARISTOKRACITE E BOTES, SEPSE NUK LUAN SI ATA. 

E URREJNE POLITIKANET ME DUAR TE LEMUARA SI FILDISHI, SEPSE UA PRISH INTRIGAT.

E URREJNE MEDIAT E SHITURA QE PER PAK PARA, JANE GATI EDHE MAMIN E VET TA QUAJNE LAVIRE..  

SI PERFUNDIM

Erdoganin nuk e perkrahen njerezit e korruptuar, as njerezit e burgosur ne prangat e materies.. 

TURQINE DHE QEVERINE E SAJ, E PERKRAHIN NJEREZIT E LIRE TE BOTES. ATA QE REFUZOJNE TE SHITEN..


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu