1 kg banane kushton 45 USD: Kim Jong-un e pranon krizën e bukës

Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong-un e ka pranuar se vendi i tij po përballet me një krizë për ushqime. Gjatë një takimi me udhëheqës të lartë, ai tha se “situata e ushqimeve në popullatë po tensionohet”.

Ai tha se sektori i bujqësisë nuk i ka përmbushur objektivat e grumbullimit të grurit për shkak të tajfuneve të vitit të shkuar, që kanë shkaktuar përmbytje.

Sipas BBC, ka raportime se çmimet e ushqimeve në vend kanë pësuar rritje, aq sa një kilogram banane tani kushton 45 dollarë.

Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj për të penguar përhapjen e Covid-19.

Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut është e varur nga Kina për ushqime, plehra kimikë dhe karburante.

Po ashtu vendi komunist po përballet me sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programit bërthamor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu