10 faktet interesante të Uefa Champions League këtë edicion

Pas pak në Nyon të Zvicrës hidhet shorti për të mësuar katër çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Më poshtë keni disa fakte interesante që karakterizojnë skuadrat pjesëmarrësve.

Gazeta Marca ka përpiluar një listë mbi dhjetë faktet më të rëndësishme të tetë çerekfinalistëve dhe Telegrafi ua sjell më poshtë ato:

1.Liverpool, ekipi me më shumë gola të shënuara

Skuadra e Jurgen Kloppit ka shënuar 28 gola deri më tani. Pas tyre vijnë PSG-ja e eliminuar me 27, Real Madridi me 22 dhe Bayern Munichu me 21 gola.

2.Manchester City, ekipi rekord i posedimit të topit

Skuadra e Pep Guardiolas është ekipi që ka mbajtur më shumë topin brenda një ndeshje, ku ndaj Baselit e poseduan në 72 për qind të rasteve.

3.Banega, lojtari me më shumë pasime të bëra, por edhe të sakta

Argjentinasi ka bërë një totale prej 863 pasimeve, ku 762 kanë qenë të kompletuara me 88 për qind të suksesshme.

4.Cristiano Ronaldo i prinë garës për ‘Pichichi’

Portugezi i prinë listës së golashënuesve me 12 gola të shënuara. Pas tij vijnë Wissam Ben Yedder i Sevillës me tetë gola dhe Lionel Messi me gjashtë.

5.Real Madrid, skuadra që ka goditur më shumë portën

Ekipi i Zinedine Zidanes ka rrezikuar plot 66 herë portën në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

6.Vetëm katër futbollistë i kanë luajtur gjithë minutat

Alex Sandro (Juventus), Aleksandar Kolarov (Roma), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Escudero (Sevilla) janë futbollistët që kanë luajtur gjithë 720 minutat.

7.Barça, ekipi me mbrojtjen më të sigurt

Skuadra e Ernesto Valverdes ka tetë ndeshje të zhvilluara ka arritur që në plot gjashtë ndeshje ta mbaj portën e paprekur.

8.Milner, asistuesi më i mirë

Futbollistët e Liverpoolit kanë bërë 22 asistime, ku shtatë nga to kanë ardhur nga mesfushori anglez, Milner.

9.Toni Kroos, lojtari që ka marr më shumë penallti

Mesfushori gjerman ishte subjekt i dy penalltive të fituara ndaj kundërshtarëve.

10.Bayerni ka gjashtë fitore radhazi

Bayerni e kaloi grupin si i dyti, pas PSG-së, por që nga humbja ndaj tyre në rrethin e parë, Bavarezët i kanë të gjitha fitore./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu