10 më të shtrenjtët e Shqipërisë, Çekiçi dhe Vrioni “katapultohen” në listë

Berat Gjimshiti mban vendin e parë. Mbrojtësi është lojtari i kombëtares që ka vlerën më të lartë në Transfermarkt. Lojtari i italianëve të Atalantës vlerësohet me 20 milionë euro dhe lë pas Marash Kumbullën dhe Armando Brojën.

Të dy vlejnë 18 milionë euro sipas faqes së specializuar për çmimet e futbollistëve. Pesëshja e parë mbyllet nga dy lojtarë të tjerë që aktivizohen në Serie A.

Nedim Bajrami vlerësohet me 10 milionë euro, kurse Elseid Hysaj 7 milionë euro. Katapultim për Endri Çekiçin, pas sezonit të mirë me Konyaspor në Turqi. Mesfushorit i ka shkuar vlerë 5 milionë euro.

Ai lë pas Kristjan Asllanin dhe Myrto Uzunin, më 3.5 dhe 3 milionë euro. Ngritje edhe për Vrionin, që tani kushton 2.5 milionë euro, kurse dhjetëshja e parë mbyllet nga Ardian Ismajli i Empolit, me vlerën 2 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu