10 të dyshuar për kërcënimet ndaj Izet Mexhitit

10 presona do të përballen me veprën penale rrezikim të sigurisë, për kërcënimet ndaj kryetarit të komunës së Çairit më 6 qershor të këtij viti.

Nga Sektori për punë të brendshme Shkup njoftojnë se pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria do të kërkohet që të ngritet padi penale për 10 personat e akuzuar. Nga ana tjetër prokuroria akoma nuk kanë dhënë detaje për rastin në fjalë.

Me 6 qershor të këtij viti në hapësirat e komunës së Çairit janë futur dhjetë persona të cilët i kanë lëtë një mesazh kërcënues kryetarit Izet Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu