10 vendet me pagat më të mira në botë

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) së fundmi ka publikuar listën e 189 vendeve sa i përket produktivitet të punës.

Bazuar në këtë listë, sa i përket Ballkanit Perëndimor, del që këto vende kanë mbetur prapa mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian.

Reformimi i tregut të punës është një nga prioritetet e qeverive të Ballkanit Perëndimor, por sipas të dhënave, në Kroaci treguesit e produktivitetit të punës janë më të mirë se vendet tjera.

Kroacia është renditur më mirë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili gjendet në pozitën e 56-të. Në këtë pozitë, punëtori vitin e kaluar mesatarisht është paguar 54,598 dollarë në vit, që i bie të jetë 27 dollarë për orë.

Sipas produktivitetit të punës, vendet e rajonit janë në mes të listës, publikuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara që promovon drejtësinë sociale, të drejtat e njeriut dhe të punës në nivel ndërkombëtar.

Punëtorët në Mal të Zi u paguan mesatarisht 22 dollarë për orë, në Maqedoni 20 dollarë për orë, Bosnje dhe Hercegovinë me 18 dollarë për orë, Serbi me 13 dollarë për orë dhe Shqipëri me 12 dollarë për orë, ndërsa Kosova nuk figuron në këtë raport.

Statistikat tregojnë se punëtorët në Shqipëri punojnë 42.9 orë në javë, që është 2,231 orë në vit. Përkundër një numri të lartë të orëve, punëtorët shqiptarë fitojnë më së paku në Evropë dhe janë në vendin e 99-të në listën botërore.

Kjo është lista e dhjetë vendeve më produktive në botë:
1. Irlanda, 83.1 dollarë për orë
2. Luksemburgu, 81.2 dollarë për orë
3. Norvegjia, 79.2 dollarë për orë
4. Belgjika, 64.6 dollarë për orë
5. Danimarka, 63.5 dollarë për orë
6. SHBA, 63.3 dollarë për orë
7. Holanda, 61.7 dollarë për orë
8. Franca, 60 dollarë për orë
9. Gjermania, 59.9 dollarë për orë
10. Zvicra, 58 dollarë për orë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu