11 media të shtypura në Maqedoni përfitojnë subvencione nga Qeveria

11 mediave të shtypura u janë paguar 42.568.620 denarë me Programin qeveritar për mbështetje të shtypit dhe distribuimit të mediave të shtypura për vitin 2018. Janë refuzuar dy kërkesa për revistën “Porta 3” dhe të Shoqatës kulturore “Vizioni M Shenja” të cilët nuk kanë përmbushur kriteret, informoi sot në pres konferencë ministri për komunikime dhe llogaridhënie, Robert Popovski.

Komisioni për vlerësimin e kritereve ka konfirmuar se “Porta 3”, revistë e specializuar për ndërtimtari, arkitekturë dhe ekologji, nuk e ka plotësuar kushtin kryesor- media e shtypur të jetë e karakterit të përgjithshëm informativ dhe të orientohet në informimin e pandërprerë të çështjeve politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. “Vizioni M Shenja” nga ana tjetër, në kërkesën nuk kanë pasur deklaratë se nën përgjegjësi morale, materiale dhe penale garantojnë për besueshmërinë e të dhënave të sipërpërmendura dhe vërtetim se me aktvendim të plotfuqishëm nuk u është shqiptuar sanksion kundërvajtës- ndalesë për kryerje të funksionit.

Siç ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit për mediat e shtypura Lirim Dullovi, asociacioni do të formojë fond solidarizues ku anëtarët e saj do të ndajnë financa për ndihmë mediave të shtypura të cilave u janë hedhur poshtë kërkesat.

“Me realizimin e programit sot mund të thuhet se shpresa për mediat e shtypura është kthyer. Në bashkëpunim me Qeverinë, arritëm të gjejmë model që në të ardhmen ta bëjë të sigurt punën tonë. Të gjitha shtetet e BE-së në periudhë afatgjatë, qeveritë i përkrahin mediat e shtypura”, ka thënë Dullovi. Nga programi për vitin 2018 ku në dispozicion kanë qenë 50 milionë denarë janë paguar shpenzime për shtyp dhe distribuim, në bazë të faturave për vitin 2017. Gazetës “Nova Makedonija” i janë paguar 6.183.000 denarë, “Slloboden Peçat” 14.277.742 denarë, “Bitollski vesnik” 244.500 denarë, “Zaman” 903.092 denarë, “Kapital” 2.115.614 denarë, “Koha” 4.932.157 denarë, “Veçer” 7.255.047 denarë, “Lajm” 1.043.912, “Fokus” 4.624.438 denarë dhe “Ekonomi dhe biznes” 701.105 denarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu