11-vjeçari afrikan shpëton familjen e tij nga varfëria duke luajtur shah

Tanitoluwa Adewumi – i njohur më shumë me nofkën e tij “Tani” – mund të jetë vetëm 11 vjeç, por tashmë është bërë një Mjeshtër Kombëtar i Shahut në SHBA. Personi i 28-të më i ri ndonjëherë që ka arritur një titull të tillë në një shtet, Tani u prezantua me lojën e shahut vetëm disa vjet më parë, ndërsa jetonte me familjen e tij në një qendër të pastrehësh.

Në vitin 2017, Tani, prindërit dhe vëllai i tij emigruan drejt SHBA-së nga Nigeria për t’i shpëtuar sulmeve të dhunshme. Me ndihmën e një pastori, ai filloi të ndiqte një shkollë fillore. Një nga mësuesit e tij, i mësoi klasës se si të luante shah – dhe Tani u impresionua menjëherë nga loja. Kur Tani nuk kishte mundësi të paguante tarifat e programit, mësuesi hoqi dorë nga shpenzimet dhe e mirëpriti të riun në klub.

Tani merr pjesë në Tribeca Disruptive Innovation Awards gjatë Festivalit të Filmit Tribeca 2019 në Nju Jork.

Kur ai konkurroi në turneun e tij të parë të shahut, ai mori rezultatin më të ulët të çdo studenti. Por vetëm një vit më vonë, Tani mori trofeun e kampionatit shtetëror – pasi mundi 73 nga lojtarët më të mirë të Nju Jorkut. Fatmirësisht, një faqe GoFundMe e krijuar nga mësuesi i tij mblodhi mbi 250,000 dollarë – e cila ka ndihmuar që Tani dhe familja e tij të largohen nga qendra e strehimit dhe të shkojnë në një shtëpi.

Familja ndihet borxhli ndaj sportit të shahut – aq sa, përmes fondacionit, ata kanë kontribuar me para për një organizatë shahu në Afrikë duke inkurajuar më shumë njerëz që të fillojnë lojën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu