11,612 punëtorë në Maqedoni mbetën pa rroga gjatë muajit mars, njofton DAP

Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska zbuloi se muajin e kaluar 5.716 punëdhënës nuk kanë dorëzuar raport pagash M-PIN, përcjell TV21.

“Në muajin mars janë regjistruar 69,156 punëdhënës me 555,161 të punësuar. Prej tyre 56.073 kanë paguar rrogat, ndërsa 5.716 punëdhënës për 11.612 punëtorë nuk kanë lëshuar paga për muajin e tretë të vitit”, tha Llukarevska.

Afati i fundit për dorëzimin e raporteve të pagave M-PIN është 10.04.2023, ndërsa ata që nuk i kanë paguar rrogat do të përballen me paralajmërim, e më vonë me bllokim të llogarisë së personit juridik./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu