13 vjeçari që punoi shumë dhe surprizoi nënën e tij, i bleu asaj makinë (FOTO)

Një 13 vjeçar punoi shumë për të fituar para në mënyrë që t’i blente nënës së tij një makinë. Krystal June Prestonm, thotë se javët e fundit kanë qenë të mbushura me dhimbje, lot dhe zemërim, pasi duhej të niste jetën me tre fëmijët e saj pa transport, transmeton Klan Kosova.

Preston tha se ajo mendonte se djali i saj William, bëri shaka kur ai erdhi në shtëpi dhe i tha asaj se i kishte blerë një makinë.

“Mami, kjo është makina jote”, i tha William.

“U shokova, fillova t’i fërkoja sytë e mi. Isha pa fjalë se si djali im 13 vjeçar bleu një makinë”, shkroi Preston në Facebook.

William, i cili pastronte oborre, tha se filloi të punonte më shumë dhe ofroi Xbox kur pa se një grua shiste një Chevrolet të bardhë të vitit 1999.

“Ishte me të vërtetë e lirë kështu që e pyeta nëse mund ta blija”, tha ai. “Në fillim ajo tha jo, por më pas pranoi”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu