20 fakte interesante për Zvicrën që do t’ju befasojnë

Zvicra vendi më i dëshiruar për jetesë nga pothuajse të gjithë që kanë dëgjuar për rregullat e këtij shteti. Në vazhdim mund të lexoni disa nga rregullat më interesante:

1. Zvicra ka më shumë se 1500 liqene;

2. Ju nuk do të jeni kurrë më larg se 10 milje nga një liqen;

3. 60% e elektricitetit të Zvicrës prodhohet nga hidrocentralet;

4. 70% e Zvicrës është e mbuluar me male;

5. Relievi i saj sillet nga 195 metra mbi nivel të detit në Ascona e deri në 4632 metra mbi nivel të detit në majën ‘Dufour’;

6. Këto dy pika janë vetëm 43 milje larg njëra tjetrës;

7. Hekurudhat e Zvicrës shtrihen në 3,100 milje;

8. Zviceranët janë të dytit pas japonezëve në varësinë nga trenat;

9. Gjithsesi nuk mund të ktheheni djathtas në dritën e kuqe të semaforit;

10. Nëse vozitni veturë, do të befasoheni se ekonomia për derivate matet me sasi për distancë (litra për kilometër), ndërsa në SHBA matet me distancë për sasi (kilometër për litër);

11. Sipas ligjit duhet të bleni stiker të sigurimit që mund ta vozitni biçikletën në rrugë publike;

12. Në autobusë publikë, mund të bleni një tiketë nga vozitësi;

13. Vozitësit duhet të ndalen në mënyrë që këmbësorët të kalojnë rrugën;

14. Në Zvicër ka më shumë banka se dentistë;

15. Ndërsa tash ka më shumë kafene se banka;

16. Shumica e ushqimoreve mbyllen në orën 20 dhe vetëm aeroportet qëndrojnë të hapur gjatë vikendeve;

17. Të drejtat e punëtorit janë shpesh më të rëndësishme se shërbimi ndaj konsumatorëve që reflekton në faktin se shumica e shitoreve mbyllen gjatë drekës nga mesdita deri në orën 2;

18. Mësimdhënia është një nga profesionet më fitimprurëse me më së shumti pushime :12 javë;

19. Zvicra ka më së shumti shtretër të spitalit për 1000 veta ka 5.8 shtretër;

20. Shumë ndryshe nga SHBA-ja sportelistët e bankave janë të mbrojtur me xham antiplumb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu