20 shenjat që tregojnë se ai ju dashuron marrëzisht

“Cosmopolitan” ka publikuar së fundmi një artikull në lidhje me dashurinë. Nëse edhe ju e gjeni veten te këto 20 pika, atëherë keni gjetur partnerin e duhur, ndaj mos e lëshoni më…

  1. Ai ka blerë bileta për filmin tuaj të preferuar dhe mezi po pret ta shihni të dy.
  2. Nuk rri me telefon në dorë gjatë kohës që jeni bashkë.
  3. Ju sjell lule pa ndonjë arsye të veçantë.
  4. Ju dërgon foto qesharake dhe artikuj që kanë të bëjnë me lidhjen tuaj.
  5. Ju prezanton me miqtë e tij të afërt.
  6. Do të dijë nëse keni arritur e sigurt në shtëpi.
  7. Ju mban afër teksa flini të dy.
  8. Anulon planet e tij për ju.
  9. Ju josh në mënyrën më të ëmbël për të qenë pranë tij.
  10. Mban mend çdo detaj nga bisedat tuaja.
  11. Ju bën komplimente edhe kur nuk keni vendosur make-up.
  12. Gatuan për ju kur keni kaluar një ditë të keqe.
  13. Ai nuk ju thotë ato që doni të dëgjoni, por ato që duhet të dëgjoni.
  14. Ju surprizon me një kafe.
  15. Ai mendon se edhe veset tuaja të bezdisura janë të lezetshme.
  16. Ndihet krenar për arritjet tuaja.
  17. Ai nuk i thotë ose nuk i bën më veprimet që ju urreni.
  18. Ai nuk ndryshon për ju, por përpiqet të përmirësohet.
  19. Edhe pse nuk është sentimental, kur është me ju bëhet më emocional.
  20. Ai ju llaston pa arsye.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu