20 vite pas ‘Titanic’ flet regjisori i revoltuar: Ja pse e la Rose Jack-un të vdeiste

E kush nuk ka derdhur lot gjatё filmit Titanic, pёr tё mos thёnё ka qarё me dёnesё, kur Jack u mbyt. Askujt nuk i besohej qё ai djalosh bjond tё ishte aq i pafat.

Po sa prej jush janё revoltuar kur vite mё vonё kanё kuptuar qё Jack mund tё kishte shpёtuar nёse ngjitej nё dёrrasёn ku ishte Rose dhe se vdiq kot sё koti. Por e keni menduar ndonjёherё qё kaq vite keni akuzuar kot Rose-n dhe regjisorin James Cameron?

Gjithashtu ёshtё mirё tё dini qё kaq vite nuk jeni tё revoltuar vetёm ju, por edhe vetё regjisori qё ka njё jetё qё dёgjon pse, pse, pse? Dhe mё nё fund dha njё pёrgjigje: “Pёrsёri kjo pyetje? Jam mёrzitur vёrtet! Skenari thoshte qё Jack vdes dhe atё bёmё. Po, ndoshta dёrrasa duhet tё ishte pak mё e vogёl, ky ishte gabim i yni, por gjithsesi ai do tё vdiste”, tha ai i revoltuar dhe plot sinqeritet.

Megjithatё ka edhe njё shpjegim praktik nga ana e skenarit. Qёndrimi i tij pёr njё kohё tё gjatё nё ujin e ftohtё bёnte tё pamundur ngjitjen e tij nё dёrrasё.

Kёshtu qё mos akuzoni mё kot, se s’ka faj asnjёri. Mbajeni mend Jack pёr ёmblёsinё dhe bukurinё e tij. Kaq!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu