2017-a nis me shpërthim tritoli në Tiranë

Orët e para të mëngjesit të ditës së parë të vitit të ri kanë nisur me një shpërthim tritoli në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 03:40 të 1 janarit 2017 në rrugën “Demokracia” në Bathore ka ndodhur një shpërthim në lokalin e shtetasit Sh. D.

Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme të lehta materiale në fasadën e lokalit. Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi është kryer me lëndë plasëse eksplozive. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre. /Gazeta Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu