222 vota bënë diferencën, PS fiton bashkinë e Kavajës

Kavaja është bastioni i radhës që kishte shpresë për demokratët që është fituar nga Partia Socialiste.

Mesditën e kësaj të marte ka përfunduar numërimi i votave në këtë bashki dhe PS ka fituar me një diferencë vetëm 222 vota.

Të dhënat tregojnë se Partia Socialiste ka fituar me 10 338, kundrejt Partisë Demokratike me 10 116 dhe LSI me 1120 vota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu