30 ditë paraburgim për atentatorët e Azem Vllasit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Murat Jasharit e Avni Llumnicës, si të dyshuar për atentatin ndaj avokatit Azem Vllasi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i Jashrait, Emrush Kastrati.

“Po i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, ka thënë shkurt Kastrati.

Edhe Avni Llumnices i është shqiptuar e njëjta masë ligjore.

Avokati Azem Vllasi u plagos mëngjesin e djeshëm në zyrën e tij./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu