30 mijë viktima nga koronavirusi në gjithë botën, 140 mijë janë shëruar

Numri i viktimave në të gjithë botën si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 30,471. Ndërsa numri i të infektuarve në 658.672 ndërsa 141.419 persona janë shëruar. Italia është vendi i goditur më së keqi nga ky virus, pasi deri më tani ka regjistruar mbi 10,000 vdekje.

Zëvendësministri italian i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri, ka thënë se beson që ky shtet i është afruar pikut të shpërthimit të koronavirusit. Sileri ka thënë se brenda një jave apo 10 ditëve, ky shtet do të përballet me rënie të numrit të të prekurve. Ai po ashtu ka hedhur poshtë kritikat se Qeveria Italiane nuk ka marrë kur është dashur masat për izolim.

Ndërkohë Spanja po përjeton ditët e saj më dramatike si pasojë e përhapjes të koronavirusit. Sipas të dhënave e Ministrisë së Shëndetësisë spanjoll numri I të vdekurve ka shkuar në 6531. Të prekurit në Spanjë nga COVID-19 janë 78.797, ku prej tyre më shumë se 43 mijë gjenden në spital. Kryeqyteti Madrid është padyshim epiqendra kryesore me pothuajse 23 mijë të prekur, dhe më shumë se 1500 të vdekur, ndërkohë që në Katalunja të prekurit janë tashmë 15 mijë.

Qeveria spanjolle ka deklaruar se çdo aktivitet i cilësuar si jo bazik do të pezullohet deri në 9 prill. Në Evropë një numër të lartë viktimash ka edhe Franca, që deri tani ka raportuar 2.314 të vdekur. Nju Jorku, metropoli që shpesh cilësohet si kryeqyteti i botës, është shndërruar tashme në epiqendrën e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Të infektuarit vetëm në këtë qytet shkojnë në mbi 52 mijë dhe shifrat përditësohen çdo ditë me përqindje të frikshme. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se zbatimi i masës së karantinës për Nju Jorkun “nuk është i domosdoshëm” pasi guvernatori shtetëror ka thënë se marrja e këtij vendimi do të ishte “absurde”. Në SHBA të infektuarit total kanë kaluar 121 mijë personat, dhe bilanci viktimave ka shkuar në 2043.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu