30 nxënës të lënduar në një aksident të rëndë në Demir-Hisar, përplaset autobusi me furgonin

Tridhjetë studentë u plagosën në një aksident me makinë këtë mëngjes, rreth orës 7.30, në rrugën Demir Hisar-Kërçovë. Aksidenti ndodhi kur autobusi që transportonte 30 nxënës nga shkolla fillore “Goce Dellçev” – Demir Hisar u përplas me një furgon, transmeton InfoShqip.com

“Mëngjesin e sotëm ndodhi aksidenti mes një furgoni me targa të Manastirit, drejtuar nga S.S. (56) nga Krusheva dhe autobusit gjithashtu me targa të Manastirit, në pronësi të një personi juridik, drejtuar nga Z.S. (49) të fshatit Edinakovci , Demir Hisar, i cili ka transportuar rreth 30 nxënës nga shkolla fillore “Goce Dellçev” – Demir Hisar”, kanë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata shtojnë se gjatë aksidentit shoferi i furgonit pësoi lëndime të lehta trupore si dhe nxënësit pësuan lëndime fizike.

– Të njejtëve iu dha ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike në Manastir. Trafiku nuk është ndërprerë dhe në vendngjarje është bërë mbikqyrje, thonë nga Ministria e Brendshme./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu