OJQ Italiane ka mbledhur 300 mijë euro në ndihmë për Shqipërinë, që u godit nga lëkundje të fuqishme tërmeti duke shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur.
Një grumbullim njerëzish kanë kontribuar menjëherë për të prekurit nga tërmeti. Në platformën e mbledhjes së fondeve GoFundMe, lindi fushata për mbledhjen e fondeve, midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
Në pak orë, falë mijëra donatorëve u mblodhën mbi 300 mijë euro. “Të gjitha fondet janë në pritje dhe ekipi ynë i sigurisë do të punojë me organizatorët e fushatave për të siguruar që fondet të arrijnë në vendin e duhur”, tha Elisa Liberatori Finocchiaro, Shefja e GoFundMe për Evropën Jugore.










