31 viktima dhe 67 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 755 teste të kryera janë regjistruar 67 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 28 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 398 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 31 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 152.747 raste, prej të cilëve 134.653 janë shëruar, kurse 4.992 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 13.169 raste aktive me virusin korona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu