Tërmeti që tronditi vendin ka shkaktuar viktima dhe qindra të plagosur, ndërkohë që strukturat përkatëse u vendosën menjëherë në duke i dhënë ndihmen e parë të lënduarve dhe banorëve të mbetur nën rrënoja.
Një nga këto raste ishte ai i nxjerrjes së 33 vjeçarit Adritik Bode.
Ky i fundit u shpëtua i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjatë emisionit ‘Wake up’ forcat e kërkim-shpëtimit kanë treguar se në momentin e parë që kanë kontaktuar me të, ai ka kërkuar që ta nxirrnin nga rrënojat me fadromë, vetëm e vetëm që të shpëtonte nga aty. Efektivët janë munduar ta qetësonin duke i thënë se brenda pak minutash do të ishte jashtë rrënojave.
Në përfundim të operacionit të shpëtimit, 33-vjeçari është shprehur: “Më lini, dal vetë”. Komandanti i këtij operacioni Jonus Murataj, tha se kjo është një jetë e dytë për të, dhe ai ka dashur që ta hedhë vetë hapin e parë. /albeu.com/










