35 milionë euro! Me 99% Broja do jetë lojtar i këtij ekipi sezonin e ri

Armando Broja është në qendër të merkatos, në këtë dritare transferimesh. Ylli shqiptar, falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Southamptonin, ka arritur të joshë shumë klube europiane, që kërkojnë shërbimet e sulmuesit.

Uest Hem është klubi i Premier Ligës po insiston që të transferojë Armando Brojën nga Çelsi në këtë afat kalimtar të kësaj vere, raporton eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marcio.Uest Hem kërkojë të parakalojë skuadrat rivale të interesuara për Brojën me një super ofertë, duke ofruar deri në 35 milionë euro për kartonin e yllit të Shqipërisë.

Sulmuesi është objektiv primar për Uest Hemit në këtë merkato, teksa drejtuesit po punojnë për një marrëveshje që do të konsitonte në blerjen përfundimtare të kartonit.Për Brojën ka pasur interesim të madh edhe nga klubet e Serisë A si Napoli, Lazio, Atalanta dhe së fundmi Bologna, por dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Premier League.

Po ashtu interes të vazhdueshëm ka pasur dhe ka edhe nga ekipet e tjera të Premier League si Wolves, Everton, Southampton dhe Newcastle.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu