5 mënyrat më efikase se si të shpreni dashurinë

Të ruash një marrëdhënie dashurie është mjaft e vështirë për shkak të shumë elementëve që kanë të bëjnë si me tipologjinë e partnerëve ashtu edhe me faktorë të jashtëm. Sipas ekspertit Gary Chapman ka 5 mënyra se si njerëzit të kuptojnë dashurinë dhe e trasmetojnë atë.

1-Shprehje inkurajuese- Është mirë që në në lidhje të përdoren sa më shumë fjalë inkurajuese dhe vlerësuese për partnerin. Komplimentet dhe shprehjet motivuese ndikojnë shumë në një marrëdhënie.

2-Koha cilësore – Me shumë rëndësi padyshim është edhe koha e kaluar në mënyrë cilësore me partnerin. Mund të qëndroni duke folur për gjërat që ju shqetësojnë, në vend që të shikoni televizor.

3-Dhuratat– Të këmbeni dhurata me njëri-tjetrin, jo doemos të shtrenja, por që tregojë përkushtimin dhe afeksionin që keni për t’u kujdesur për njëri-tjetrin.

4-Ndihma- Do ishte mirë që në çastin kur partneri është në vështirësi, ta ndihmonit duke dalë ndoshta nga rutina e punëve apo gjërave që bëni.

5-Kontakti fizik- Nuk ka të bëjë vetëm me seksin, por kontakti fizik ka të bëjë me shtrëngimin e duarve me njëri-tjetrin, një përqafim apo një puthje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu