5 njerëzit e suksesshëm të cilët nuk lexojnë libra

Shumë njerëz të suksesshëm pëlqejnë të lexojnë.
Richard Branson, Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, që të tre kanë treguar për librat e tyre të preferuar.

Ndryshe, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis njihet se ka një librari me 6,000 libra në shtëpi – me Bill Gates që thotë se lexon rreth 50 libra në vit.

Por, kjo nuk nënkupton se gjithqysh duhet të jesh adhurues i librave për t’u bërë i suksesshëm, transmeton Gazeta Express.

Këta janë pesë njerëzit e suksesshëm, që sipas Business Insider, nuk lexojnë libra:

Kanye West

West kishte treguar se qëndron larg librave. “Nuk jam një fans i librave. Kurrë nuk do t’ia kërkoja autografin një shkrimtari. Jam një moslexues krenar i librave”, kishte thënë ai.

Fleur Pellerin

Më 2014, ish-ministrja franceze e kulturës kishte thënë se nuk kishte lexuar literaturë që dy vite. “E pranoj pa asnjë problem se nuk kam pasur kohë për të lexuar gjatë dy viteve të fundit”, kishte thënë ajo, sipas New York Times.

Donald Trump

Ndryshe nga Barack Obama, Presidenti i ri i SHBA-së e ka bërë të qartë se nuk është një lexues i madh. Kur Megyn Kelly i bëri presion atij që të tregonte cili është libri i tij i preferuar, ai zgjodhi “All Quiet on the Western Front”. Megjithatë, kur u pyet për librin e fundit që e kishte lexuar, Trump tha: “Lexoj pasazhe, kapituj, nuk kam kohë”, thuhet sipas New Republic.

Meghan Trainor

Në një intervistë më 2014 me Cosmopolitan, këngëtarja kishte thënë se nuk e kishte lexuar “Fifty Shades of Grey”. Megjithatë, për Cosmo ajo kishte thënë: “Nuk lexoj libra”, transmeton Gazeta Express.

Brian Krzanich

“Nuk lexoj. Nuk lexoj libra. Nuk kam kohë”, i kishte thënë CEO i Intel audiencës në një samit të Intel në tetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu