50 studentë nga Maqedonia dhe Kosova e realizuan me sukses punën praktike në Kompaninë Sh.A. Dauti Komerc

Nga kompania Sh.A Dauti Komerc në një komunikat për shtyp, njoftojnë se në sferën e afarizmit dhe përgjegjësisë sociale, aktivitetet e kompanise SH.A Dauti Komerc për çdo vit intensifikohen në krijimin e mundësive dhe perspektivave  për studentët e dëshmuar nga Maqedonia, Kosova dhe më gjërë, gjegjësisht 40 studentë u integruan në kuadër të sektoreve  në përfaqesinë në Shkup, ndërsa 10 student realizuan praktikumin në përfaqësinë SH.P.K Dauti Komerc-Ferizaj.

Intenca e këtij projekti konsiston në zbatimin e njohurive dhe  teorinë akademike për zhvillim të aftësive në një ambient profesional. Aplikimi u realizua nëpërmjet konkursit publik, si dhe  partneritetit me qendrat kompetente të universiteteve për informim të studentëve.   Marrëveshjet për bashkëpunim me universitetet e: Shën Kirili dhe Metodi, Univerziteteti Shtetëror i Tetoves dhe Univerziteti i Europës Juglindore  kontribuan që partneriteti i tillë të jep impakt të theksuar gjatë inkuadrimit të studentëve në kompaninë Dauti Komerc.

Gjatë punës praktike studentët kishin mundësinë të angazhohen në sektoret gjegjëse, në bazë të korrenspodimit të drejtimit dhe sistemit të rotacionit për të kaluar në sa më shumë sektor të ndryshëm, njëkohsisht për studentët apsolventë iu nënshtruan monitoringut intern nga Sektori për resurse humane për mundësi punësimi potencial pasi ti mbarojnë studimet deridiplomike.

Kohëzgjatja e praktikumit ishte 30 ditë pune, ushqimi dhe transporti u mbuluan nga kompania dhe një vlerë financiare e përcaktuar nga menaxhmenti i SH.A Dauti Komerc u transferuan në xhiro-llogaritë e studenteve.

Projekti u rrumbullaksua me shpërndarjen e certifikatave të gjithë praktikantëve  për kryerjen me sukses të praktikumit nga ana e drejtori gjeneral të kompanisë Dauti Komerc, Z-ri Xhemail Dauti dhe organizimi i ekskurzionit dy ditor duke filluar nga vizita e përfaqësis në Kosovë, Shqipëri dhë vizita e qendrës afariste Dauti Komerc-Podgoricë, ku studentët morën pjesë në gurthemelin e objektit të ri afarist në komunën e Tuzit-Podgoricë.

Organizimi i këtij projekti dëshmon përkushtimin e kompanisë vis a vis kujdesit, vlersimit dhe trajtimit në piadestalin më të lartë mbase suksesi i studentëve ka adresuar dhe dizajnuar projektin për punë praktike dhe mundësi punësimi në kompaninë Dauti Komerc. Vitin e ardhshëm planifikohet që përveç studentëve nga Maqedonia dhe Kosova, të inkuadrohen edhe studentët nga Shqipëria dhe Mali i Zi., thuhet në komunikatën për shtyp nga kjo kompani.  /zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu