Numri i veteranëve që kanë përfituar nga buxheti i Kosovës gjatë vitit 2018 arrin në shifrën e 51 mijë 483 përfituesve nga kjo skemë sociale, njofton Agjencia e Statistikave.
Ky numër është diskutuar shumë në vendin tonë dhe është iniciuar një hetim nga ish Prokurori Elez Blakaj, i cili është detyruar të jap dorëheqje nga kërcënimet që ka marrë.
Pas dorëheqjes së Blakajt, rastin e ka marrë Prokurori Special, Afrim Shefkiu i cili është ngarkuar me hetimin e rastit për manipulimin me listën e veteranëve.
Për rastin e manipulimit të veteranëve, Prokuroria speciale e Kosovës ka akuzuar 12 persona. Sipas Prokurorisë janë 19 mijë persona që përfitojnë pensionin e veteranit të luftës duke mos qenë të tillë.
Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që të ju ndalen pensionet këtyre personave mirpo gjykata e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.










