6 persona tjerë rezultuan pozitiv me koronavirus, shkon në 76 numri i të prekurve në Maqedoni

Edhe gjashtë persona tjerë janë diagnostikuar me koronavirus këtë pasdite. Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus pozitivë të regjistruar në Maqedoninë e Veriut shkon në 76, konfirmojnë nga Ministria e Shendetësisë, shkruan TS.

Gjatë ditës, janë konfirmuar pozitiv me virusun korona edhe dy bashkëshortët nga Kavadari, dhe një burrë tjetër nga Kavadari është në proces testimi i cili nuk ka asnjë lidhje me dy rastet tjera.

Deri më tani janë regjistruar pacientë pozitiv me COVID-19, nga Shkupi, Dibra, Gostivari, Ohri, Shtipi dhe Kavadarçi./TS


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu