6 rregulla që duhet të ndiqni për të ngadalësuar plakjen

Plakja është një zvogëlim progresiv i funksioneve jetësore biologjike dhe aftësisë sonë për t’u përshtatur ndaj streseve mjedisore dhe metabolike. Ekspertët besojnë se për të ngadalësuar plakjen duhet të kujdesemi që nga mosha 20 vjeç kur plakja ende nuk ka filluar.

Familjarizohuni me kufizimin e kalorive

Me fjalë të tjera, zvogëloni sasinë e kalorive që merrni gjatë ditës, pa privuar veten nga ushqyesit e nevojshëm.

Bëni ushtrime të moderuara, por të rregullta

Edhe 30 minuta ushtrim i rregullt mund t’ju ndihmojë të qëndroni në formë më gjatë.

Ndaloni pirjen e duhanit dhe kufizoni alkoolin

Pirja e duhanit mund të shkaktojë dëmtime afatgjata të qelizave. Kufizoni marrjen e alkoolit në 1-2 gota pije me pak kalori.

Ulni sasinë e sheqerit dhe karbohidrateve në dietë

Sheqeri dhe karbohidratet e tepërta mund të bllokojnë zbulimin e lëndëve ushqyese dhe të çojnë në diabet.

Kufizoni ushqimet e kuqe dhe të përpunuara

Mishi i kuq dhe ushqimet e përpunuara përmbajnë sasi të mëdha të një substance që mund të ndikojë tek procesi i plakjes.

Shtoni më shumë perime jeshile në dietë

Perimet përmbajnë antioksidantë dhe flavonoide që mund të vonojnë dëmtimin e qelizave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu