800 mijë euro dhe patentat e Tahirit në makinë, lihet në burg Orest Sota

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën “arrest me burg” për biznesmenin 25-vjeçar Orest Sota i cili nuk iu bind urdhrit të policisë, ndërsa në automjet iu gjetën 800 mijë euro dhe dy patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për drejtimin e mjeteve lundruese.

Sota u arrestua dy ditë më parë, ndërsa nga ana e policisë pati një tentative për të fshehur ngjarjen.

Ishte denoncimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, i bërë pasditen e djeshme që solli edhe një reagim të forcave blu të Elbasanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu