81 vjeçarja vdes pasi priti 4 orë që ambulanca të vinte

Një grua e moshuar është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, pasi priti për katër orë që të vinte ambulanca.

Mjekët erdhën tri orë e 45 minuta me vonesë, pasi 81-vjeçarja thirri ambulancën duke u ankuar për një dhimbje në qafë.

Ekipit të mjekëve iu desh që ta thyenin derën në shtëpinë e saj në Clacton, Essex, Angli, pasi ajo nuk u përgjigj.

Përgjegjësit e ambulancës thanë se nuk mund ta dërgonin automjetin më shpejt, për shkak të “kërkesës së madhe” në shërbim dhe vonesave në njësitë emergjente.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu