9 arsye pse çiftet që bashkëjetojnë para se të martohen, kanë marrëdhënie më të forta

Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë çifte vendosin të bashkëjetojnë përpara se të martohen. Edhe pse ky vendim dikur konsiderohej tabu, sot po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm. Ka disa arsye pse një veprim i tillë mund ta ndihmojë lidhjen dhe 9 prej tyre janë më të rëndësishmet:

1 – Njiheni me partnerin në dimensione të reja

Pavarësisht se prej sa kohësh jeni bashkë, ka gjëra që do t’i mësoni për partnerin, vetëm pasi të jetoni së bashku. Kështu, ju keni mundësi ta njihni plotësisht partnerin tuaj dhe ky aspekt është më i rëndësishmi, pasi supozohet se do të jeni së bashku për gjithë jetën.

2 – Ndani së bashku punët e shtëpisë

Shumë sondazhe tregojnë se ndarja e punëve të shtëpisë është një nga 3 çështjet e nivelit më të lartë të lidhura me një martesë të suksesshme pas besnikërisë dhe seksit të mirë. Prandaj, preferohet që së pari të bashkëjetoni dhe të vendosni një sistem për detyrat e secilit në shtëpi. Kur të ndodhë kjo, të dy partnerët do të shohin se sa përgjegjës është njëri apo tjetri.

3 – Menaxhoni më mirë financat tuaja

Nëse bashkëjetoni, keni mundësi më të mira për të kursyer dhe menaxhuar financat. Kështu, mund të ruani edhe para për dasmën, martesën apo planet tuaja të së ardhmes. Gjithashtu, kur ju dhe partneri bëni një plan të qartë se kush do të paguajë çfarë, ju i mbani problemet financiare larg ndikimit negativ të martesës tuaj më vonë.

4 – Më shumë intimitet

Intimiteti është gjithashtu një nga arsyet pse njerëzit e konsiderojnë bashkëjetesën para martesës, bazuar në një studim të fundit. Ata pëlqejnë të kalojnë kohë me partnerin e tyre në një nivel fizik dhe emocional, gjë që është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndërtuar një marrëdhënie solide para martesës.

5 – Do të bëheni më të mirë në zgjidhjen e konflikteve

Është e vërtetë që të jetoni bashkë është shumë më sfiduese sesa të shihni njëri-tjetrin herë pas here. Sidoqoftë, të jetuarit bashkë do t’ju japë mundësi jo vetëm të identifikoni probleme, por edhe të keni mundësi t’i zgjidhni ato dhe kjo, është shumë e dobishme për martesën tuaj.

6 – U tregoni njerëzve se jeni të bashkuar

Edhe pse nuk keni asgjë për t’i provuar askujt, kur ju hidhni një hap të madh siç është bashkëjetesa, ju i dëshmoni të tjerëve se jeni seriozë dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Filloni të thoni më shpesh “ne” dhe më pak “unë”.

7 – Nuk keni më frikë nga martesa

Martesa është një tranzicion i madh i jetës që vjen me shumë stres. Në fakt, studimet vërtetojnë se martesa vlerësohet në një nga 10 ngjarjet më stresuese të jetës. Edhe fakti që shohim çdo ditë lajme divorcesh, nuk na ndihmon. Megjithatë, nëse bashkëjetoni dhe gjithçka duket mirë, martesa është thjesht hapi i radhës dhe asgjë për t’u frikësuar.

8 – Mund t’i përfundoni gjërat më lehtë nëse nuk funksionojnë

Le ta pranojmë: Ekziston dhe mundësia të shihni disa gjëra që nuk i kishit parë kurrë gjatë fazës së “muajit të mjaltit”. Ndoshta, në përfundim ju vendosni t’i jepni fund dhe ndarja është shumë e lehtë se sa një divorc apo jo?

9 – Mund të jetë mirë për shëndetin tuaj

Nëse jetoni vetëm, mund të filloni të ndiheni të vetmuar, gjë që është e keqe për shëndetin tuaj, sipas disa studimeve psikologjike. Pra, nëse nuk jeni ende gati për të bërë një angazhim zyrtar, por nuk doni të ndiheni të vetmuar në të njëjtën kohë, mund të merrni parasysh bashkëjetesën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu