E kishin nisur vitin e ri me 60 grabitje vilash e banesash, por skifterët shqiptarë kanë rënë sot në prangat e policisë italiane
4 shqiptarë të moshës 25-35 vjeç, të gjithë banues në një vilë familjare në Rimini, kishin “bërë namin” në territorin e rajonit të Emilia Romanjës, duke vjedhur një sërë banesash.
Hetimet për arrestimin e tyre zgjatën dy jave, ndërkohë që mesohet se ata u vunë në pranga falë bashkëpunimit me banorët e zonave ku kishin grabitur.
Shqiptarët jetonin në komunën e Fanos dhe ishin dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.
Mediat italiane bëjnë të ditur se ata janë përgjegjës të rreth 60 grabitjeve vilash e banesash e vetëm gjatë 3 ditëve të fundit .
Sipas policisë italiane 4 shqiptarët shquheshin për shpejtësinë në ekzekutimin e grabitjeve duke qëndruar në banesë vetëm pak minuta.