Grubi bën thirrje që partitë të financohen nga shteti

Një organ ose institucion i ri i cili do të kishte nën kontroll mënyrën e financimit të partive, sipas OJQ-ve është zgjidhje për mënjanimin e keqpërdorimeve dhe korrupsionit në këtë fushë. Sipas tyre, rregullativa ligjore aktuale është bazë e mirë por problemi qëndron tek transparenca dhe kontrolli i procesit të financimit të partive.

Artan Grubi nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim thotë se edhe ata përkrahin financimin e partive politike nga buxheti shtetëror me qëllim të rritjes së transparencës.

“Ne jemi për një financim të qëndrueshëm buxhetor të partive politike duke përforcuar në të njëjtën kohë edhe llogaridhënien edhe transparencën si dhe mbikëqyrjen e harxhimit të fondeve të cilët do i kishte marrë çdo parti politike fituese parlamentare nga buxheti i shtetit”, Artan Grubi – BDI.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu