Jose Mourinho pas shkarkimit të tij nga Manchester United, ka filluar një punë të re si opionist te kanali sportiv “Bein Sport”.
As në këtë punë të re portugezi nuk i ka harruar kunjat dhe deklaratat që përfliten në shtyp.
Ditën e sotme ai ishte i ftuar të “skanonte” ndeshjen mes Arsenalit dhe Chelseat dhe ka hedhur disa kunja drejt Pogbasë, me shumë gjasa.
“Kur stërvis dua të ndihem i lirë dhe dua të mund të kritikoj këdo nëse është e nevojshme. Një futbollist, ndër të tjera në mënyrë shumë të edukuar më kërkoi që ta qortoja vetëm në mënyrë private dhe kurrsesi jo në sy të të tjerëve. Kur e pyeta për arsyen, ai mu përgjigj se në atë mënyrë do të humbiste statusin që kishte përballë futbollistëve të tjerë”, ishin fjalët e portugezit. /albeu.com/