Avioni legjendar B-2 Stealth Bomber e ka kryer fluturimin e parë në verën e vitit 1989. Një nga arsyet që këtij avioni ia kanë frikën të gjithë, është sepse mbetet i vetmi deri më sot që edhe mund t’i fshihet radarëve. Gjithashtu, ky avion mund të hedhë bomba bërthamore.
Avioni mund të mbajë 16 bomba bërthamore 1000 kg, të modelit B83.
Hera e parë që është angazhuar në luftime ka qenë në Kosovë, në vitin 1999.
Gjithashtu, është përdorur edhe në Irak e Afganistan, si dhe ka shërbyer si prani e SHBA-së në Paqësor, për t’i dhënë mesazhe Kinës dhe Koresë së Veriut.