Kina dhe Rusia po planifikojnë një pushtim të ri së bashku?

Zyrtarët e inteligjencës amerikane(CIA-s) kanë vlerësuar se Rusia dhe Kina tani po bashkëpunojnë edhe më ngushtë në çështjet ushtarake, duke përfshirë një pushtim të mundshëm të Tajvanit, duke bërë që administrata amerikane të bëjë plane të reja për të kundërshtuar skenarin e mundshëm, raporton Bloomberg.

“Kina dhe Rusia, për herë të parë, po bashkëpunojnë për çështjen e Tajvanit. Ne e kuptuam se kjo është një çështje në të cilën Kina dëshiron patjetër të bashkëpunojë me Rusinë dhe nuk shohim arsye pse jo,” tha Avril Haines, gruaja që drejton Shërbimin Informativ Kombëtar, gjatë dëshmisë së saj para përfaqësuesve të Kongresit.

Senatori republikan Mike Rounds nga Dakota e Jugut e pyeti Haines për një skenar të tillë gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit. Ai gjithashtu pyeti kreun e Agjencisë së Inteligjencës nëse Pentagoni planifikon një përgjigje ndaj një mundësie të tillë.

Haines u përgjigj se, në thelb, shanset janë të mëdha që nëse SHBA do të kishte një konflikt me një vend, do të hapej një konflikt edhe me një vend tjetër, gjë që do të ndikonte në planifikim, pajisje dhe nevoja për fuqi njerëzore.

“Ka sigurisht një mundësi që diçka e tillë mund të ndodhë. Përgjigja për këtë pyetje varet nga skenari që do të luhet,” tha Haines.

Haines shtoi se vlerësimet e inteligjencës tregojnë se ka një bashkëpunim në rritje në një partneritet ‘të pandalshëm’ midis Rusisë dhe Kinës në çdo sektor shoqëror: politik, ekonomik, ushtarak, teknologjik.

“Departamenti i Mbrojtjes është bërë edhe më i shqetësuar për kërkesat e forcave tona të përbashkëta në një mjedis ku Rusia dhe Kina sigurisht që do të ishin bashkëpunuese dhe ne duhet ta marrim këtë parasysh,” konfirmoi deklaratën e Haines gjenerallejtënant Jeffrey Kruse.

Kujtojmë se Rusia, Kina dhe Irani zhvilluan stërvitje të përbashkëta ushtarake të quajtura “Rripi i Sigurisë Detare – 2024” në Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik në mes të marsit. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu