Ordanoski: Në zgjedhje do vërehet nëse jemi për Janevën apo Gruevskin

Lidhur me mundësinë që OBRM-PDUKM të shkojë në zgjedhje, analisti politik, Sasho Ordanoski, ka deklaruar se vlerësimi do të bëhet pasi të shihet se si do të lëvizin punët për kushtet e zgjedhjeve dhe përgjegjësinë e KSHZ-së.

“Para nesh kemi edhe një periudhë që, realisht, do të ketë vetëm lajme të këqija për partinë në pushtet.

Ka disa variante të cilat mund t’i aktivizojë për shtyerje të zgjedhjeve. Qartësisht shihet mundësia për shfuqizimin e PSP-së.

Mendoj se është një lëvizje shumë e rrezikshme, mendoj se ai veprim në fund të fundit do të reflektojë tmerr politik, sepse tashmë do të shfaqet zgjidhja në Maqedoni: A jeni për Katica Janevën ose jeni për Nikolla Gruevskin.

Siç qëndrojnë punët tani, me mbështetjen të cilën PSP e posedon prej mbi dy të tretat e popoullatës, goditja politike mes të cilave ishte faktor edhe PSP shkon në dëm të atij faktorit”, ka thënë ndër të tjera Ordanoski, transmeton “Telegraf”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu