Labënishti: BDI tradhëtoi marrëveshjen e Ohrit, përgjimet vërtetuan gjithçka

I ftuari në emisionin e sotëm “Arena”, Arben Labënishti, duke folur për të kaluarët e tij politike, kur ka qenë funksionar i BDI-së, tha se ka qenë atje për të bërë ndryshimin.

“Fatkeqësisht, tanimë jemi bindur të gjithë, jo vetëm unë, por të gjithë shqiptarët kudo që janë. Në veçanti me publikimin e përgjimeve janë zbardhur shumë gjëra që dëshmojnë për të vërtetën e kësaj partie politike”, tha Arben Labënishti gjatë emisionit, duke shtuar se ndoshta dëshmia më e mirë është mos-implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, apo siç shprehet Labënishti, tradhtia e partive politike shqiptare që kanë qenë në pushtet gjatë kësaj kohe, kryesisht BDI.

Labënishti tha se nuk është futur në Lëvizjen BESA sot për sot, por për politika afatgjatë, duke shtuar se është bërë pjesë e vendimmarrjes të kësaj partie, më saktësisht është anëtar i Kryesisë Qendrore.

Labënishti gjithashtu tha se BDI nuk ka arritur të mbrojë interesat e shqiptarëve, ashtu siç ka premtuar para zgjedhjeve, apo siç është paraparë në Marrëveshjen e Ohrit.

“Un besoj se më 11 dhjetor, platforma e Lëvizjes BESA, Ridefinimi, dhe me strukturimin e kësaj partie, besoj se në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të jemi fitues, që shqiptarët të jenë dinjitoz dhe të barabartë me palën maqedonase”, tha po ashtu Labënishti gjatë emisionit “Arena”. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu