862 raste të reja në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit, publikohen shifrat zyrtare nga ministria

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 699 testime për koronavirus dhe prej tyre 862 kanë rezultuar pozitivë. Më shumë raste janë regjistruar në Shkup me 390 raste, Prilepi 55, Velesi 53 dhe Tetova 48.

Në 24 orët e fundit po ashtu kanë ndërruar jetë 14 pacientë të prekur me COVID-19, viktima më e re është një 35-vjeçar ndërsa janë shëruar gjithësej 223 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu