Nga dita e nesërme, orari i punës i restoranteve dhe kafeterive do të jetë deri në ora 21, vendosi qeveria. “Sot në mbledhje të Qeverië, miratuam propozim që prej nesër orari i punës për lokalet të jetë deri në ora 21”, njoftoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Filipçe paralajmëroi se javën e ardhshme mund të ketë lehtësim të mëtutjeshëm të masave, respektivisht vazhdim i punës deri në ora 23, pas analizës plotësuese epidemiologjike.