Mesazhet e nënsekretares amerikane: Zbatoni marrëveshjet me Serbinë, Asociacioni hap kryesor për udhëtimin euroatlantik të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka takuar sot presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. me ç’rast kërkoi të zbatohen marrëveshjet e arritura me Serbinë, kurse për Asociactionin tha se është hap kryesor për udhëtimin euroatlantik të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Nënsekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen në konferencën për media ka thënë se me presidenten Vjosa Osmani kanë diskutuar për një sërë çështjes.

Allen theksoi se në takim është biseduar edhe për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës, derisa përmendi edhe Asociacionin.

“Me presidenten Osmani patëm një bisedë produktive rreth dezinformimit, politikëbërjes, mbështetje për shoqërinë civile dhe angazhimin shumëpalësh. Biseduam edhe për çështjet kritike të rrugëtimit euroatlantik të Kosovës. Mbështetsim trajtektoren e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike përmes bashkëpunimit të ngushtë. Diskutuam për hapat kryesor, për udhëtimin e Kosovës euroatlantik përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Diskutuam edhe për rini, trajnime, edukim për të siguruar të ardhme të ndritur për Kosovën”.

“Biseduam për përkushtimin tonë për ta luftuar manipulimin e informacioneve, është problem në rritje. Ky memorandum tregon përkushtimin e ShBA-së dhe Kosovës për të zhvilluar një çasje të përbashkët”

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ndaj popullit të Kosovës, si gjithmonë”, shtoi ajo, derisa ka falenderuar sërish Osmanin për marrëveshjen e nënshkruar për luftimint e manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Kurse pas takimit me kryeministrin Kurti, diplomatja amerikane përmes një postimi në platformën X, ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë, shkruan Reporteri.net.

“Vlerësoj diskutimin gjithëpërfshirës me kryeministrin e Kosovës, Albin. Kosova i përket BE-s dhe NATO-s. Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Allen në “X”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu