Ditën e sotshme kryetari i Alternativa Afrim Gashi ka qenë i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” që është transmetuar në Alsat-m, shkruan InfoShqip.
Në pyetjen e gazetares së Alsat drejtuar Gashit se çfarë mendon Alternativa për ofertën e LSDM që i është bërë Aleancës për Shqiptarët për përfshirje në qeveri, kryetari i Alternativas është përgjigjur se ASH-ja i është ofruar vetë qeverisë dhe nuk ka pasur ofertë.
Poashtu Gashi ndër tjerash tha që koha kur n jemi inkuadruar në qeveri ka qenë ndryshe se mund të binte qeveria dhe mund të ndërpritej procesi integrues, por koha kur do të hyjë ASH nuk është e njëjtë dhe për këtë arsye pret nga ASH që të kërkojnë falje për arsyen se i quajtën “tradhëtarë” momentin kur Alternativa u inkuadrua në qeveri në fillim të këtij viti. /InfoShqip