Prokurorët italianë kanë vënë 23 persona nën hetime zyrtare për një ortek që vrau 29 mysafirë dhe stafin e hotelit në janar të këtij viti.
Hetuesit duan të mësojnë nëse ka pasur shkelje në autorizimin e ndërtesës së malit Apenin Hotel Rigopiano në një zonë të prirur nga ortegët. Po ashtu është duke u hetuar nëse hoteli duhet të ishte evakuuar pasi tërmetet tronditën zonën afër qytetit Farindola në provincën e Pescaras ose nëse autoritetet ishin të ngadalshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të shpëtimit pasi sasi e madhe e dëborës u përplas në hotel më 18 janar.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se 23 njoftime zyrtare të hetimit janë lëshuar të enjten dhe se akuzat e mundshme për disa mund të përfshijnë vrasjen.
Katër fëmijë dhe pesë të rritur u tërhoqën gjallë nga dëbora dhe mbeturinat pas ortekëve./InfoShqip.com