Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin “Politiko” ka treguar se a do të bënte Aleanca për Ardhmërin e Kosovës koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Gjini ka thënë se Aleanca nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me Vetëvendosjen.
“Jo, nëse pytem unë kurrë hiq, por nuk besoj që ka njerëz në Aleancë që do kishin bërë një gjë të tillë.
Nuk besojmë që këtij koncepti qeverisë që është mashtrim total na duhet me i ndihmu me vazhdu, nuk guxojmë sepse do t’i del keq vendit të Kosovës”, tha ai.