A do e lerë Ali Ahmeti politikën? Flet Teuta Arifi: Duhet të tërhiqet gradualisht (VIDEO)

Nënkryetarja e BDI-së dhe kryetare e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka qenë mysafire në emisionin “Vula e Javës” në Tv1. mes tjerash, Arifi në këtë emision ka folur për nj temë që gjithnjë e më tepër po aktualizohet, e ajo është tërheqja e Ali Ahmetit nga posti i kryetarit të partisë. Arifi ka thënë se tërheqja e Ahmetit nuk mund të ndodhë menjëherë, por duhet të jetë proces gradual, transmeton Gazeta Lajm.

““Figura e Ahmetit është mjaft e rëndësishme, arriti ta mbajë BDI-në. Për momentin ai është shumë i rëndësishëm për partinë.
Mendoj se duhet të jetë proces që duhet të udhëhiqet nga vetë ai. Në këtë moment ndoshta do të duhet që BDI ta kalojë këtë fazë. Do të thotë të vazhdojë në transformimin e temave politike, me referendumin. Dhe të hapet një debat i yni lidhur me atë se si do të vazhdojmë. Ne nuk kemi pasur situatë që të ndërrohet kryetari i partisë, kjo është pjesë e proceseve demokratike. Por edhe më e rëndësishme është që BDI të mbetet një faktor stabil në skenën politike në Maqedoni. Me rëndësi dytësore është ndërtimi i kapaciteteve tona të brendshme”, ka theksuar Arifi në 1TV.
Arifi ka thënë se nuk është biseduar për ndonjë paraqitje në koalicion me LSDM-në. “Deri tani jemi paraqitur vetë në zgjedhje, mirëpo ftesa për në NATO, referendumi na sjell një frymë të re. Ka çështje për të cilët më herët nuk është menduar, por tani mund të ndodhin”, ka theksuar Arifi, duke shtuar se BDI është e gatshme për zgjedhje të parakohshme edhe pse për momentin nuk i preferon ato.

Lidhur me referendumin për Marrëveshjen me Greqinë Arifi thotë se BDI maksimalisht do të angazhohet dhe shprehet e bindur se rezultati do të jetë pozitiv. Ajo ka kritikuar qeverinë e Gruevskit lidhur me eurointegrimet edhe pse vetë ishte pjesë e asaj qeverie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu