A do e votoje shkarkimin e Metës? Ja ç’thotë Rudina Hajdari

A do e votonte Rudina Hajdari shkarkimin e Ilir Metës nga posti i i presidentit?

“Raporti i Venecias nuk është detyrues”, kështu tha deputetja në Open.

E pyetur gjithashtu disa herë nga Eni Vasili nëse Meta e ka shkelur Kushtetutën ajo tha:”Në pikën 76 tregohet se kjo është rruga ligjore për të parë nësë ka shkelje, pra më vonë do jetë gjykata kushtetuese ajo që vendos.

Ne e pyetëm Venecian për të dhënë një mendim neutral, dhe Venecia nuk ka tagër të thojë që Meta ka shkelur kushtetutën , raporti ka marrë vlerë nga ato që ka thënë Meta se ai ishte i sigurt që nuk e kishte shkelur Kushtetutën. Po ta shohësh raportin është neutral, i drejtë, i qartë.

Nga pikëpamja logjike nëse thuhet se ka tejkalime dmth që ka shkelje, por sa e rëndë është e vendos gjykata kushtetuese.

E thashë: Arsyeja pse raporti marrë kaq vlerë: është sepse duhet të kishim një mendim neutral dhe sepse Meta bëri deklarata të forta politike” tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu