A do ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut? Gent Cakaj: Ja çfarë u vendos në Luksemburg

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj i ftuar në emisionin “Real Story”, në News 24, foli për përpjekjet e Shqipërisë, e cila ka lobuar fuqishëm për një “PO” tek vendet anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave. Ai pohoi se përkundër deklaratës së Presidentit të Francës të bërë sot në konferencën e përbashkët për mediat me kancelaren e Gjermanisë, Shqipëria ka shpresa për të parë një dritë në “fund të tunelit”.

“Ky është një proces që nuk varet më nga ana e shqipërisë, por është i varur mbi debatet e brendshme ne Bashkimit Europian.Sipas Macron pa një reformim të brendshëm të Be nuk ka negocim për shtimin e vendeve që vijnë nga jashtë. Nuk është ende një përgjigje pozitive. Unë jam realist për situatën dhe nuk jam këtu të kultivojë pritej të larta . kancelaria nuk ka hequr dorë për të bindur Francën . Ekziston mundësi për një po të kushtetuar. Ne duhet të jemi realistë, sepse procesi nuk i takon Shqipërisë dhe AS Ballkanit Perëndimor. Ne jemi me një situatë që nuk mund të përcaktojmë politikat e vendeve të Europpës. Shumica e vendeve janë pro hapjes së negociatave. Propozimi për ndarjen ka dështuar që në Luksemburg. Ne po trajtohemi në mënyrë të njëjtë. Kjo tregon se dy vendet kanë plotësuar kushtet” – tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu