A do takohet me presidentin Biden? Si përgjigjet Vladimir Putin

Lufta në Ukrainë mori të gjithë vëmendjen e samitit mes Rusisë dhe Azisë Qendrore të mbajtur në Astana.

Presidenti rus është takuar me liderë të ish-republikave sovjetike, të cilët nuk e fshehin shqetësimin e tyre për atë që po ndodh në Ukrainë, një vend që ishte gjithashtu pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Në konferencën për mediat pas takimit, Putin iu përgjigj pyetjes nëse do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden në samitin e G20 në Indonezi.

“Ju duhet të pyesni Biden nëse ai është gati për negociata me mua. Sinqerisht, nuk shoh asnjë domosdoshmëri. Nuk ka ende një platformë për këto negociata”, u shpreh shefi i Kremlinit.

Putin foli dhe për lidhjen e pretenduar të korridoreve humanitare për transportin e grurit ukrainas me sulmin në urën e Kerçit dhe hodhi poshtë çdo kërcënim.

“Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) vuri në dukje se ngarkesa, por mund të thuash eksploziv, është dërguar nga deti nga Odesa. Por ende nuk është verifikuar. Nëse është bërë me ndihmën e anijeve të mallrave me grurë, nëse do të konstatohet se korridori humanitar përdoret për kryerjen e sulmeve terroriste, sigurisht që do të vinte në pikëpyetje të mëdha funksionimin (ekzistencën) e mëtejshme të këtij kalimi humanitari”, tha ai.

I pyetur nëse i vjen keq për pushtimin e Ukrainës, presidenti rus tha se nëse nuk do ta kishte bërë këtë, situata do të ishte shumë më e keqe për Rusinë në të ardhmen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu